17-05-2024

Presidenti Meta dhe kryetarja kroate takojnë arbëreshët e Zarës

Gjatë vizitës në Kroaci, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me homologen kroate. Kolinca Grabar-Kitaroviq.

Në kuadër të vitit kombëtar të heroit Gjergj Kastriotit, Skënderbeut të dy presidentët vizituan bashkësinë e Arbanasve të Zarës, “oazën e shqiptarëve në Kroaci”, ku u takuan dhe u përshëndetën përzemërsisht me përfaqësuesit arbanas, me prefektin dhe kryetarin e Bashkisë së Zarës, autoritetet vendore dhe drejtuesit fetarë, transmeton tch.

Presidenti Meta dhe presidentja kroate Grabar-Kitaroviq u ndalën fillimisht në Kishën “Gospe Loretske” (Zonja Loretos), e ndërtuar gati 300 vite më parë si strehë shpirtërore dhe mbrojtëse e banorëve të rinj të Zarës.

Si dhe më pas vizituan shkollën fillore “Dr. Krune Krstića”, në të cilën fëmijët e bashkësisë arbanase mësojnë dhe shkollohen në gjuhën shqipe.

“Këtu janë shkolluar breza të shumtë arbanasish duke nxjerrë plejada akademikësh, studiuesish, shkrimtarësh e artistësh, të cilët krijuan vlerën e përbashkët sa arbëreshe, aq edhe kroate.” – vuri në dukje presidenti Meta.

Presidentja e Kroacisë theksoi se: “Arbanasit kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për krijimin dhe mbrojtjen e Kroacisë. 11 luftëtarë arbanas nga famullia e Zarës dhanë jetën për atdhe./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.