Uji në 4 shkolla të Suharekës rezulton i ndotur
Uji i pijshëm në katër shkolla të fshatrave të Suharekës mbetet i ndotur në aspektin kimik dhe bakterologjik ka njoftuar Drejtoria komunale e Shëndetësisë.
Sipas këtij dikasteri lokal rezultatet e mostrave të marra në shkollat të Savrovës, Sopisë, Leshanit dhe Studençanit kanë treguar se uji është i ndotur, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në fillim të javës Drejtoria e Shëndetësisë përmes një njoftimi pati kërkuar që në këto fshatra të mos konsumohet uji i pijshëm pa e vluar ose të pihet uji i ambalazhuar…