Ukimeri: Në Prizren do të ndërtojmë një stacion modern të autobusave
Në vazhdën e takimeve, kandidati për Asamblenë Komunale të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Islam Ukimeri, sot ka vizituar Stacionin e Autobusave në këtë qytet.
Postimi i plotë:
Sot gjatë ditës, bashkë me Kryetarin në ardhje të Komunës z. Shaqir Totaj, si dhe anëtaren e Kryesisë së PDK-së znj.Luljeta Veselaj-Gutaj, takuam drejtorin dhe menaxhmentin në stacionin e autobusëve. Gjithashtu takuam edhe drejtues dhe anëtarë të shoqatës së transportuesve “Kosova e Lirë” në Prizren.
Gjatë këtij takimi ndër të tjera, ne shpalosëm edhe ofertën tonë politike për fushën e transportit urban, me theks të veçantë këto pika të programit, të punuar nga ekspert nga PDK:
Ridefinimin e trafikut urban;
Ndërtimin e një stacioni modern;
Transport urban në të gjitha lagjet e qytetit;
Transport urban më të shpeshtë nëpër lagje, si dhe
Vendparkime për autobusë, për marrje dhe lënie të udhëtarëve.
Partia Demokratike e Kosovës, ka ofertën dhe programin e saj më të mirë, për çështjen e transportit urban/publik.
PDK177
ShaqirTotaj
BashkëpërPrizrenin
IslamUka