26-04-2024

Ukimeri: PDK do t’ia kthej Prizrenit namin e dikurshëm për pastërtinë

Kandidati për anëtar të Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga PDK, Islam Ukimeri (njëherësh kuvendar aktual) sot njoftoi se ka pasur një aktivitet:

“Bashkë me Kryetarin në ardhje të Komunës z. Shaqir Totaj, si dhe me kandidatët për Kuvendin Komunal të Prizrenit, sot këtë ditë të bukur me diell, i’a kushtuam përkujdesjes ndaj ambientit, ku mbjellëm shumë fidane në pjesën e Marashit.
Ky pushtet i papërgjegjshëm i udhëhequr nga VV, e ka degraduar tej mase ambientin tonë të bukur që na rrethon, nga moskujdesja institucionale, ku si pasojë, Mytaher Haskuka e ka kontaminuar skajshmërisht qytetin tonë të lashtë.
Në kohën e qeverisjes së PDK-së, nga organizata të ndryshme, Prizreni disa herë është shpallur si qyteti më i pastër, ndërsa nga Bashkimi Europian, Prizreni është shpallur ndër 10 qytetet më të bukura në Europë. Pas 17 tetorit, PDK, në krye me z. Shaqir Totaj, do t’ia kthej namin e dikurshëm dhe epitetin që e meriton Prizreni, si qyteti më i pastër dhe më i bukur në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe teksti

Asnjë koment

Comments are closed.