Ulen temperaturat, moti paradite, nesër e pasnesër
Sot e nesër priten shtrëngata me shi, ‘Prishtina Weather’ parashikon se nga e mërkura do të ketë rënie të temperaturave.
Datat:
19.05 – Kryesisht me vransira dhe shumë ngrohtë. Pasdite dhe në mbrëmje priten shtrëngata të shpërndara me shi.
20.05 – Mot jostabil. Që nga orët e hershme të mëngjesit priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
21.05-22.05 – Të enjten më freskët, kryesisht me vransira, paradite kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Ditën e premte, mot i mirë, kryesisht me diell.
Temperaturat minimalet do të luhaten nga 13C deri në 16C, e të premten do të zbresin deri në 8C. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 27C deri 29C, të mërkurën do të zbresin në 23C, e ditën enjte edhe deri në 16C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-11m/s.
Me kalimin e ciklonit mbi rajon shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.