17-05-2024

Ulja e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, ja çka vendos Apeli

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Qeveria së Kosovës për anulimin e vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili thotë se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të ulen me vendim të qeverisë.

Në këtë mënyrë, Apeli ka vërtetuar vendimin e Departamentit Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilin është aprovuar në tërësi kërkesëpadia e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës për anulimin e vendit të Qeverisë.

Vendi i Themelores kishte e kishte vlerësuar si të kundërligjshëm vendimin Qeveria e Republikës së Kosovës, për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të 23 nëntorit 2022, duke e lënë kështu në fuqi vendimin e 12 shkurtit 2020.

Refuzohet si e pabazuar ankesa e të paditurës Qeveria e Republikës së Kosovës – Prishtinë, e datës 30.10.2023, ndërsa Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative A.nr.2767/2022, i datës 13.10.2023, vërtetohet”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës se Apelit./IO

Asnjë koment

Comments are closed.