24-11-2024

Ulje tarifash për përdoruesit e shpeshtë të Rrugës së Kombit

Shoqëria koncesionare “Albanian Highway Concession” ka ofruar sistemin “Digitalpass” përmes të cilit përdoruesit e shpeshtë të Rrugës së Kombit përfitojnë ulje tarifash.

Në kategorinë e tretë përfshihen përdoruesit e shpeshtë të autostradës Milot-Morinë automjetet e të cilëve do të pajisen me OBU (kostoja e OBU-t do të përballohet nga këta përdorues të shpeshtë të autostradës) dhe nuk do të regjistrohen më shumë se dy automjete.

Lidhur me kategorinë “përdorues të shpeshtë” pa dallim mjeti, ulja e tarifës do të bëhet për numër kalimesh pasi sistemi do të funksionojë në mënyrë të tillë që do të regjistrojë numrin e kalimeve për çdo mjet, transmeton Koha.net.

Këto janë uljet e tarifave bazuar në kalimin e automjeteve:

— Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10%;

— Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20%;

— Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30%;

— Mbi 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 40%;

Për përdorimin e sistemit Digitalpass mjeti duhet te jete i pajisur me OBU. Kostoja e kësaj pajisjeje është 3500 lekë me TVSH.

“Ne rastin e mjeteve te personave juridike, 1 OBU mund te lidhet deri ne 3 targa te ndryshme dhe deri ne dy lloje te ndryshme mjetesh. Ne rastin e personave fizike 1 OBU mund te lidhet deri ne 2 targa te ndryshme dhe deri ne dy lloje te ndryshme mjetesh. Blerja e kalimeve parapaguhet dhe ne baze te numrit te kalimeve te blera do te aplikohet edhe skema zbritese e sipercituar. Keto kalime do te jene te vlefshme per nje periudhe 1 mujore”, thuhet në njoftimin e AHC-së.

Për tu pajisur me pajisjen OBU si dhe rimbushjen e kalimeve ju mund te drejtoheni ne zyren e “Customer Service Point” ne adresen:

Sheshi i pagesës së taksës së rrugës (Stacioni Kolsh), autostrada Milot-Morine, km 80+712″ në drejtim të Milotit.

“Nese nuk deshironi te perdorni sistemin DIGITALPASS, por te kaloni normalisht ne pistat e tjera te Sheshit te pageses se takses se rruges (Stacioni Kolsh), ju do te tarifoheni normalisht per cdo kalim sipas parashikimeve te Kontrates se Koncesionit”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.