19-04-2024

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për afatin e dytë

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin plotësues, afati i dytë, për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2020-21.

Sipas njoftimit për medie të UP-së, gjithsej 2471 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e dytë të konkursit, raporton “Epoka e re”.

“UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 14 njësi akademike, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri në datën 30 tetor 2020”, bëhet me dije në këtë njoftim.

Për të kuptuar më shumë rreth kushteve të aplikimit, klikoni në këtë link:

https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,4,1220

Asnjë koment

Comments are closed.