03-12-2024

UPZ bashkëpunon me “Caritasin zviceran” për projektin “Vendosja e standardeve para-shkollorë të cilësisë së lartë”

UPZ lidhi bashkëpunimin me “Caritasin zviceran” për projektin “Vendosja e Standardeve Para-shkollorë të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë” (SHPRESE)

Në njoftim, thuhet se Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren(UPZ) dhe Caritasi Zviceran (CaCH) të premten kanë arritur memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin dhe zbatimin e aktiviteteve në Fakultetin e Edukimit në kuadër të projektit “Vendosja e Standardeve Para-shkollorë të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë” (SHPRESE).

“Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar nga UPZ Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore dhe Prodekani i Fakultetit të Edukimit, Prof. Ass. Dr. Vedat Bajrami, ndërsa në emër të Caritasit Zviceran Kreshnik Basha, zëvendës drejtor për Kosovë. Projekti ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin para fillor në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Prorektori Morina e vlerësoi lartë arritjen e këtij memorandumi, dhe theksoi se do të shkojë në funksion të rritjes së cilësisë në Fakultetin e Edukimit. Ai shtoi se UPZ është i hapur dhe e mirëpret bashkëpunimin me Caritasin Zviceran.

Projekti ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin para fillor në Kosovë në “Caritasin zviceran” e vlerësoi lartë participimin e UPZ-së në këtë  projekt dhe shtoi se ata do të shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit me Universiteti në të ardhmen./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.