02-12-2024

Ura në Rogovë të Hasit: 1 milion euro, Aliu prezanton projektin për ndërtim

Aliu tha se kjo urë ka rëndësi të madhe për  Gjakovën dhe zonën e Hasit.

“Kjo urë ka rëndësi të madhe për Gjakovën, përkitazi zonën e Hasit. Pasi që është lënë e dëmtuar për shumë vite, sot kemi shpallur hapjen e procedurës së prokurimit për Projektin e Ndërtimit të Urës së re të Rogovës së Hasit”, tha ai.

Tutje Aliu deklaroi se ndërtimi i urës kap vlerën 1 milionë euro, me gjerësi 6 metra.

 

Njoftimi i plotë:

Projekti i Urës së re të Rogovës, po bëhet. ✅🛣️

Bashkë me zëvendësministrin Hysen Durmishi, deputetë dhe kolegë, u pritëm nga banorët e Rogovës së Hasit, me ç’rast prezantuam projektin e Urës së re të Rogovës.

Kjo urë ka rëndësi të madhe për Gjakovën, përkitazi zonën e Hasit. Pasi që është lënë e dëmtuar për shumë vite, sot kemi shpallur hapjen e procedurës së prokurimit për Projektin e Ndërtimit të Urës së re të Rogovës së Hasit.

Ndërtimi i urës kap vlerën prej 1 milionë Euro, me gjerësi prej 6 metra, me 1.5 metra trotuar në të dy anët, si dhe përshkon gjatësinë prej 150 metrave. Pas fazës së tenderimit, do të fillojmë menjëherë me punimet!

Urime të gjithë qytetarëve!

Asnjë koment

Comments are closed.