Urdhëresë për kontroll të tregut të mjeteve piroteknike në Kosovë
Ministri i Tregtisë, Endrit Shala, sot ka lëshuar një urdhëresë për Trupën Koordinuese për Mbikëqyrjen e Tregut, që të mbikëqyrë tregun e shitjes së mjeteve piroteknike.
“Me këtë urdhëresë Obligohen anëtarët e trupës koordinuese në cilësinë e organeve përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut, respektivisht Inspektorati i Tregut dhe Inspektorët Kompetentë për Siguri Publike, që të kontrollojnë Operatorët Ekonomikë dhe me këtë rast të verifikohet nëse janë të licencuar dhe plotësojnë kriteret për tregtinë dhe furnizimin me produkte piroteknike/fishekzjarrë etj”, thuhet në urdhëresë.
Inspektoratit i kërkohet që të veprojë në raste ku hasin se fishekzjarrët shiten nga persona të paautorizuar.