11-05-2024

Në Rahovec ndalohet përdorimi  mjeteve piroteknike

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas saj ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe. Ndalesa vlen për periudhën prej datës  15 dhjetorit deri më 15 janar 2019.

“Personat të cilët bijnë në kundërvajtje me dispozitat e urdhëresës do të ndëshkohen me gjobë në shumën prej 100 euro. Për zbatimin e kësaj urdhërese do të përkujdeset Drejtoria për Inspeksion në Komunën e Rahovecit. Urdhëresa hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit të kryetarit të komunës”, thuhet në kumtesën e komunës./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.