27-11-2024

Urimi i veçantë për Pavarësinë nga ish-kryetari, Eqrem Kryeziu

Ish-kryetari i Prizrenit dhe ish nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, në rrjetin social facebook ka postuar një urim me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, por nuk ka lënë pa thumbuar edhe politikanët humbës të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Postimi i plotë:

Dita e Pavarësisë, e trembëdhjeta

Të nderuara mikesha, të nderuar miq,

Ta gëzoni këtë përvjetor! Erdhi me një kthesë të fortë, me një kthesë të mbarë. Asnjëherë nuk u pa një reagim aq i gjerë i votuesve për ndryshim.

Para nja dy vjetësh shkrova një koment ku ankohesha pa ngushëllim se edhe rrjeti i organizimit partiak është kontaminuar i tëri. Nuk më shkonte mendja si mund të shërohej.

Ja, pra!

Nuk ka njeri, sado modest nga fiqiri, që të mos e ketë parë, madje që nga fillimi, se erdhën në krye njerëz që nuk ishin të interesuar të zgjidhnin probleme, por si të shmangeshin e si të shtoheshin. Ishte një turp e faqe e zezë.

Lërini të qetë në ligësinë e tyre!

Përpara, Kosovë!

Urime!

Asnjë koment

Comments are closed.