15-04-2025

Ushtarët italianë të KFOR-it inspektojnë urat në Pejë, Klinë dhe Gjakovë

Trupat italianë të KFOR-it kanë ndërmarrë së fundmi inspektime teknike në disa ura në komunat Pejë, Klinë dhe Gjakovë.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të tyre për të mbështetur përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit në rajon, thuhet në komunikatën.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes”, thuhet në një njoftim në Facebook.

Asnjë koment

Comments are closed.