Vajza, djem dhe të afërm të prokurorëve dhe ish-krerëve të sistemit prokurorial i kanë hyrë garës për prokuror të shtetit
lirohet nga detyra e anëtarit të këtij Komisioni, me arsyetimin për të shmangur konfliktin e interesit.
Në vend të tij, KPK si anëtar kishte caktuar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ndërsa, si kryesues të këtij Komisioni, anëtarët e Këshillit kishin zgjedhur kryeprokurorin Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Sipas njoftimit të KPK-së, testi kualifikues për 422 kandidatët që kanë aplikuar në këtë konkurs, do të mbahet më 19 maj 2024.
Ndryshe, sipas legjislacionit në fuqi, një kandidatë për t’u zgjedhur prokuror i shtetit, përveç kalimit me sukses të testit kualifikues, ai duhet të jetë i suksesshëm edhe në testin me shkrim dhe intervistën me gojë.
Të gjithë kandidatët që kalojnë me sukses këto tri proceseve, emrat e tyre dërgohen nga KPK-ja për dekretim te Presidentja e Republikës së Kosovës.
Ndryshe, ky konkurs ishte shpallur më 15 janar 2024 dhe KPK ende nuk ka arritur ta mbajë testin kualifikues as pas më shumë se tre muajve që nga shpallja e konkursit.