25-11-2024

Vajza e axhës së kryetarit Haskuka, punësohet në komunë

Premtimet e dikurshme të kryetarit të Komunës, Mytaher Hakuka, sa ishte në opozitë, nuk po dalin si të përfillshme tashmë kur ai është në pushtet. Njëra ndër arsyet e votimit pro tij, ishin pikërisht edhe kundërshtimet, kritikat e madje edhe “lufta” e premtuar, siç kishte thënë kundër nepotizmit, shkruan “ gazetaeprizrenit.net”.

 

Reagimet ditë më parë të opozitës në Prizren, pas publikimit të rezultateve të një konkursi në Drejtorinë e Ekonomisë dhe Financave, përkatësisht tatimit në pronë, po dalin të kenë bazë.

 

Në mesin e të punësuarve, në pozitën bashkëpunëtor profesional për regjistrimin e tatimit në pronë figuron edhe emri: Nora Haskuka-Murati.

Përfaqësuesi  i grupit të asamblistëve të AAK-së në Kuvendin e Komunës, Ilir Baldedaj përmes një postimi në rrjetet sociale e ka kritikuar kryetarin Hakuka, për punësimin e vajzës së axhës së tij.

 

“Engjulli” Mytaher Haskuka po e heq maskën, dhe dalëngadalë po i shpërfaq qëllimet “djallëzore” të tij. Sipas zhvillimeve në Prizren, Haskuka ka ardhur në pushtet me mision shkatërrimin e administratës duke punësuar militantë partiakë dhe familjarë të tij. Gënjeu për depolitizim, ndërsa nepotizmin po e lufton me punësimin e familjarëve. Hakuka po ia çjerr maskën vetvetes ende pa e bërë një vit udhëheqje”, ka shkruar ai në facebook.

 

Përkundër interesimit të për të kuptuar të vërtetën,  nuk ka pasur ndonjë përgjigje zyrtare. Portali “Gazeta e Prizrenit”ka pritur disa ditë një përgjigje nga Zyra e informimit në kuadër të Komunës, por nuk ka marrë përgjigje, ndonëse zyrtarët kanë konfirmuar pranimin e postës elektronike, për të cilën kanë premtuar se brenda ditës do të na informonin më hollësisht për pyetjen e  parashtruar./gazetaeprizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.