24-06-2021

Kane: Humbja dhemb

Sulmuesi anglez, Harry Kane thotë se humbja e Anglisë ndaj Kroacisë krijon shumë dhimbje, megjithatë thekson se skuadra që ai udhëhoqi ka tejkaluar pritshmëritë në Botërorin Rusia 2018.

“Tre Luanët” arritën të kualifikohen në gjysmëfinale, për t’u eliminuar sot nga Kroacia që arrin finalen pas fitores prej 2 me 1 në vazhdime, transmeton Koha.net.

“Është e vështirë, dhe jemi të thyer, punuam aq shumë dhe fansat ishin fantastik”, është shprehur kapiteni i Kombëtares së Anglisë për ITV Sport. “Ishte një ndeshje e vështirë, me shanse 50-50, me siguri se do ta shikojmë ndeshjen dhe ka gjëra që kemi mund t’i bëjmë më mirë. Dhemb, dhemb shumë, por mund të mbajmë kokat lartë – kemi arritur shumë më tepër se sa që kanë menduar njerëzit”.

Ai thotë se ndihen shumë krenar për këtë që kanë arritur.

Përkundër humbjes së sotme, Anglia do të luajë për vend të tretë ndaj Belgjikës të shtunën në Shën Petersburg./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.