Valon Syla: Në Prizren pritet të fitojë Shaqir Totaj nga PDK
Gazetari Valon Syla, ka folur për lidershipin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, me në krye Memli Krasniqi, raporton Gazeta Blic.
Syla pret nga Krasniqi që ta rrisë opozitarizmin e PDK-së karshi Qeverisë Kurti, duke thënë se një gjë e tillë mund t’i ndihmojë rritjes së partisë në zgjedhje lokale.
Sipas Sylës, Prizreni dhe Mitrovica e Jugut, janë dy komunat e mëdha që me shumë gjasë Partia Demokratike, mund ta rikthej qeverisjen lokale.
“Me Bedri Hamzën në Mitrovicë dhe me Shaqir Totajn në Prizren, me shumë gjasë këto dy komuna do të qeverisen sërish nga Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Syla në Pressing.