27-06-2026

Vapa bëri të pabesueshmen në Gjermani – çahet autostrada A2, mbi 20 vetura dëmtohen

Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi në segmentin mes Ziesar dhe Wollin, në drejtim të Berlinit, ku nxehtësia e lartë bëri që betoni të zgjerohej dhe të ngrihej papritur.

Mbi 20 automjete raportohet se janë dëmtuar, pasi drejtuesit nuk arritën t’i shmangnin deformimet në rrugë. Dëmtime janë shënuar në goma, disqe, parakolpë dhe pjesë të poshtme të veturave.

Dy persona kanë pësuar lëndime të lehta, kryesisht si pasojë e aktivizimit të airbagëve, ndërsa dëmet materiale vlerësohen në rreth 100 mijë euro.

Pas incidentit, autostrada A2 u mbyll në drejtim të Berlinit, duke shkaktuar kolona të gjata. Ekipet e mirëmbajtjes kanë nisur punimet për zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara të betonit me asfalt.

Autoritetet kanë njoftuar se probleme të ngjashme nga temperaturat e larta janë regjistruar edhe në segmente të tjera rrugore pranë Berlinit, përfshirë autostradën A10.

Burimi: Sinjali

 

Asnjë koment

Comments are closed.