Vapa tropikale në Kosovë, nga sot kufizohet orari i punës për këto kategori
Duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së, Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim që nga 13 deri më 20 korrik, të lirohen nga puna gratë shtatzëna.
Lexo edhe:
Çka tregoi në praktikë proklamata “Menaxher me diplomë nga Obama” në Prizren? – 2
Sipas pikës 2 të vendimit, në rast të pamundësisë së lirimit nga puna të grave shtatzëna, të njëjtat të punojnë nga shtëpitë.
Në po të njëjtën periudhë, është marrë vendim që qytetarët me sëmundje kronike të punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.
“Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.