27-07-2024

Varësia nga droga: Zbulohen tri raste në Burgun e Dubravës, gjendet marihuanë mes të burgosurve

Vetëm gjatë ditëve të fundit, janë zbuluar disa raste të tilla në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se fillimisht mes dy pavijoneve është gjetur një sasi e substancës narkotike të llojit marihuanë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu, marihuanë e ndarë në disa vende është gjetur edhe gjatë kontrollimit të një hapësire brenda burgut, por që nuk dihet ende se prej nga erdhi aty.

Edhe gjatë ditës së djeshme, në pjesën e jashtme të burgut janë gjetur mbi 10 doza marihuanë, të cilat po ashtu janë sekuestruar.

Me urdhër të prokurorit, janë iniciuar tri raste të ndara për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja apo shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen të dyshuarit.

Asnjë koment

Comments are closed.