25-04-2024

Vazhdojnë arrestimet në Prizren e Suharekë

Brenda 24-orëve të fundit, Policia ka ndaluar 20 persona, të cilët nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se numri më i madh i rasteve që nuk i respektuan masat kundër koronavirusit janë paraqitur në Komunën e Prizrenit, gjithsej 12, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Komunikata e plotë për rastet nga rajoni i Prizrenit:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

Sheshi Besim Ndreca, Suharekë 07.05.2020-01:35. Dy të dyshuar meshkuj kosovar janë hasur duke qëndruar në rrugë dhe të njëjti nuk kanë respektuar vendimet e Qeverise. Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr.Edit Durham, Prizren 07.05.2020-09:55. Dy të dyshuar meshkuj kosovar nga njësiti policor janë hasur duke  qëndruar në rrugë dhe të njëjti nuk kanë respektuar vendimet e Qeverise. Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr.Ismail Kryeziu , Prizren 07.05.2020-15:35 . Një i dyshuar mashkull kosovar nga njësiti policor është hasur duke  qëndruar në rrugë dhe i  njëjti nuk ka respektuar vendimet e Qeverise. Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr.Jonit Prizren 07.05.2020-16:50. Një i dyshuar mashkull kosovar  nga njësiti policor  është hasur duke  qëndruar në rrugë dhe i  njëjti nuk ka respektuar vendimet e Qeverise. Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr.Ismail Kryeziu-Prizren 07.05.2020, 21:45. Katër të dyshuar meshkuj kosovar nga njësiti policor janë hasur duke qëndruar në rrugë dhe të njëjtit nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Novak, Prizren07.05.2020-23:42. Dy të dyshuar meshkuj kosovar nga njësiti policor janë ndaluar pasi qe nuk kane respektuar vendimet e Qeverise. Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

Asnjë koment

Comments are closed.