Vazhdojnë punësimet familjare e partiake: Përkrahësja e LVV-së emërohet drejtoreshë në Telekomin e Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon punësimet familjare dhe partiake.Institucioni i radhës ku janë pikasur punësime të tilla është Telekomi i Kosovës.“Gazeta Blic” nga burime të saj brenda ‘Telekomit’ merr vesh se Ud. e detyrës së Drejtorit të Burimeve Njerzore është emëruar një përkrahëse dhe simpatizante e LVV-së.
Ajo quhet Leonora Sylaj dhe me herët ka mbajtur një pozitë tjetër në Telekom.
Me një kërkim të thjeshtë në rrjetin e saj social facebook, Syla, shihet se ka shpërndarë fotografi në mbështetje të VV-së, me sloganin “Krejt dhe Drejt”.
Është e rëndësishme që në përfaqësimin e Kosovës me i pas njerëzit më të ndershëm dhe dijshëm. Nuk mundemi me i mbushë ambasadat, sikurse nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinjë. Kushërinjtë janë për shtëpi.
Familja është te shpija. Kur të bahet ministër, zëvendësministër, deputet apo drejtor apo edhe në komunë nesër pasnesër, duhet me u ba veç ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, kishte thënë Kurti./Gazeta Blic/