25-04-2024

Aksident në segmentin Suharekë-Vërmicë, një i lënduar

Sot, rreth orës 15:25 në autostradën “Ibrahim Rugova” në aksin Suharekë-Vermicë ka ndodhur aksident trafiku ne mes të dy veturave, ku si pasojë një person ka marr lëndime trupore.

Zyra për informim e Policisë së Kosovës bën të ditur se njësitë e emergjencës i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kane marr me emergjencë personin e lënduar dhe se njësitet policore në vendin e ngjarjes i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura policore që ndërlidhen me aksidentin.

Asnjë koment

Comments are closed.