Vazhdon largimi i mërgimtarëve nga Kosova, pritje në pikat kufitare
Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë edhe në orët e mbrëmjes të së premtes vazhdon të ketë fluks të automjeteve dhe pritje të bashkatdhetarëve, të cilët po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore pas pushimeve në Kosovë.
Kolona e automjeteve brenda Kosovës në këtë pikë kufitare është 500 metra.
Pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku kolona e automjeteve arrin në 250 metra.
Ndërsa, për të hyrë në Kosovë në të gjithë vendkalimet kufitare pritjet janë 3 deri në 5 minuta.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar në këtë link.