04-05-2024

Vazhdon shtimi i rasteve me koronavirus, 10 nga 178 të infektuarit nga Prizreni  

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 178 raste të reja me koronavirus në vend, prej të cilëve nga komuna e Prizrenit 10 raste, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sa i përket rajonit tonë nga një rast është nga komunat: Suharekë, Mamushë, dhe Dragash.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 3356.

Njoftohet se sot janë testuar 364 mostra, prej të cilave 178 kanë rezultuar positive, ndërsa janë shëruar edhe 50 persona të prekur nga koronavirusi.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Fushë Kosovës 16 raste, , komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste dhe me një rast komuna: Obiliq”, ka njoftuar IKSHPK. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.