Vazhon seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit
Ka nisur përpjekja e re për të zgjedhur presidentin e vendit, ku kandidatë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndodhen në sallë ndërsa pas pak nis procesi i hedhjes së votave në kuti.
Sipas Kushtetutës, në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.