26-04-2024

Vazhon seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit

Ka nisur përpjekja e re për të zgjedhur presidentin e vendit,  ku kandidatë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndodhen në sallë ndërsa pas pak nis procesi i hedhjes së votave në kuti.

Sipas Kushtetutës, në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.

 

Asnjë koment

Comments are closed.