Vdekja e rojës së një fabrike në Rahovec, policia jep detaje

Mëngjesin e së martës një person është gjetur pa shenja jete, në vendin e tij të punës, në një fabrikë në Rahovec.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec.

“Fsh. Hoqë e Madhe, Rahovec 13.04.2021-08:05. Viktima mashkull  kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, ka njoftuar policia.

Ndryshe, të martën policia ka bërë të ditur për Express se rojtari është gjetur i vdekur në një barakë.

“Rojtari që kryen shërbim – sigurim në këtë fabrikë është gjetë i vdekur në një barakë. Vendit të ngjarjes i është përgjigjur fillimisht patrulla policore nga Stacioni policor – Rahovec, si dhe hetuesit rajonalë, po ashtu dhe emergjenca mjekësore, e cila ka konstatuar vdekjen e personit. Më urdhëresë të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dergohet në IML për obduksion”, kanë konfirmuar nga policia./Express/