Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Prizren.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha”, transmeton Gazeta e Prizrenit.
“Raportohet se në rrethana të pa njohura është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin 21 orësh të Policisë.
Trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /GazetaePrizrenit.net/