24-11-2024

Vdes 29-vjeçari në Prishtinë, u gjet i shtrirë në rrugë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po e heton një rast të vdekjes në lagjen “Emshir” në Prishtinë.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora

Ahmeti, ku e konfirmon se 29-vjeçari u gjet i shtrirë në rrugë sot rreth orës 10:00.
Sipas saj, ai është dërguar në QKUK, ku pas një ore mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar (shtrirë në rrugë), në lagjen Emshir në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët e kanë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00, kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull , 29 vjeç.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti për Indeksonline.

Asnjë koment

Comments are closed.