Vdes babai i Kadri Veselit

Babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli ka vdekur mëngjesin e sotëm.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express, familjarët e tij.

Për vdekjen e babait të Veselit ka njoftuar edhe zyrtari i PDK’së, Donjet Bislimi.

“Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli,

Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi.

Ndryshe, në maj të këtij viti, Veseli ishte liruar për vizitë nga Haga, për ta vizituar babanë e tij, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me t’u kthyer në Kosovë, Veseli kishte vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, nën përcjelljen e forcave të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it./Gazeta Express