23-11-2024

Vdes çiklisti 52-vjeçar, që ishte përplasur me një veturë në Prizren

Ai vdiq si pasojë e plagëve të marra, ndërsa po trajtohej në QKUK në Prishtinë.

Aksidenti kishte ndodhur me 14 shtator, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është  dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit me të cilin ishte aksidentuar çiklisti është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.