Vdes edhe i aksidentuari i katërt nga aksidenti në Bërnjak të Rahovecit
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Lirie Podrimaj, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.
“Me datë 06.08.2019, në ora 15:30 Policia është informuar nga mjeku kujdestar në QKUK- Prishtinë se i lënduari në aksident trafiku me 26.07. 2019. L.J i lindur në vitin 1973, për shkak të lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.”
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Autopsi.