05-10-2024

Vdes gjinekologu i njohur nga Dragashi

Oda e Mjekëve të Kosovës njofton për vdekjen e specialistit të gjinekologjisë dhe obstetrikës, Zuljćefir Jonuzi.

OMK njofton se Dr. Jonuzi i shërbeu qytetarëve si mjek i përgjithshëm në Dragash, deri në vitin 1988 e më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit si specialist i Gjinekologjisë dhe Obestrikës deri në pensionimin e tij.

Njoftimi i plotë i OMK-së:

Ndahet nga jeta Dr. Zuljćefir Jonuzi, 07.11.1955- 09.12.2022.

Dr. Jonuzi me prejardhje nga fshati Rapçë, Dragash ishte specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës.

Në vitin 1980 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ndërsa specializimin për Gjinekologji dhe Obstetrikë e përfundoi në vitin 1903, në Fakultetin e Mjekësisë, në Beograd.

Dr. Jonuzi i shërbeu qytetarëve si mjek i përgjithshëm në Dragash, deri në vitin 1988 e më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit si specialist i Gjinekologjisë dhe Obestrikës deri në pensionimin e tij.

Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

 

Asnjë koment

Comments are closed.