11-05-2024

Vdes gruaja e aksidentuar tre muaj më parë në Korishë

Tre muaj më parë një femër u aksidentua në fshatin Korishë të Prizrenit.

E, njëjta pas lëndimeve të marra ishte dërguar në QKUK.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të dituar se viktima ka vdekur mbrëmë rreth orës 20:00.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pajetë i viktimës t’iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA – FATALE

Fsh. Korishë, Prizren 08.12.2022 – 20:00. Me datën 09.03.2023 në QKUK Prishtinë,  viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pajetë i viktimës t’iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./FO

Asnjë koment

Comments are closed.