Vdes i aksidentuari në qershor në Shirokë të Suharekës
Një person, që kishte marrë lëndime si pasojë e një aksidenti më 20 qershor në Shirokë të Suharekës, ka vdekur të mërkurën.
Viktima ka vdekur në spitalin e Shkupit, ku ishte dërguar pas trajtimit në QKUK.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./k.net