01-08-2026

Vd*es në Spitalin e Prizrenit një person nga Suhareka, Policia nis hetime

Një person ka ndërruar jetë pasi ishte dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pas lëndimeve që dyshohet se i kishte pësuar si pasojë e një rrëzimi, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Suharekë. Viktima, mashkull kosovar, dyshohet se ishte rrëzuar për shkak se ndodhej në gjendje të dehur, duke pësuar lëndime trupore.

Fillimisht ai ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ndërsa më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Prizren, ku ka ndërruar jetë.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. / Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.