20-04-2024

Vdes në vend pune në Itali një kosovar 34-vjeçar

Një kosovar 34-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej gjashtë metrave duke munduar në çmontimin e çatisë në supermarketin Lidl në Udine, raporton “Rainews”.

34-vjeçari N. P., me origjinë nga Kosova, ka vdekur si rezultat i lëndimeve të marra, ndonëse atij i ishte dhënë ndihma e parë nga kolegët dhe po ashtu nga stafi mjekësor që erdhi te vendi i ngjarjes.

“Ai është punonjësi i dytë, që brenda pak javëve, bie nga çatia dhe vdes në provincën e Udines. Këto tragjedi më nuk bën të ndodhin: jo më vdekje në vende të punës”, është thënë nga sindikata e punëtorëve.

Asnjë koment

Comments are closed.