Vdes një burrë në Malishevë, policia nis hetimet
Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Malishevë.
Sipas policisë, ai është sjell në QKMF-në e Malishevës pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
“Malishevë, 21.06.2024-19:47. Nga QKMF Malishevë është njoftuar se viktima mashkull kosovar, është sjellë pa shenja jete nga familjarët e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim.