Vdes një person në Suharekë, goditet nga rryma
Një person në Suharekë ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma.
Sipas policisë, ai ishte sjell pa shenja jete, ndërsa sipas dëshmitarëve, viktima ishte goditur nga rryma.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, njësiti i KEDS-it dhe inspektori i punës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML.
Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/