02-12-2024

Prizrenasi gjen kuletën me plot para e dokumente, ia dorëzon policisë

Policia në Prizren ka njoftuar për një akt të mirë të një qytetari të kësaj komune, i cili ka gjetur një kuletë me para dhe të njëjtën e ka dorëzuar në stacionin policor.

Zyra për informim e Prizrenit njoftoi se me datë 07.08.2019 një qytetarë i Prizrenit, i cili kishte qenë në ‘Tregun e gjelbër’ në Prizren, ka gjetur një kuletë me para, dokumente dhe gjësende me vlerë.

“Qytetari i cili e ka gjetur kuletën duke vepruar ndërgjegjshëm, e ka dorëzuar kuletën në Stacionin policor në Prizren”, thuhet në njoftimim.

Policia pasi ka vërtetuar dhe konfirmuar për personin i cili e ka humbur, ia ka dorëzuar në prezencë të dëshmitarit me vërtetim të gjitha sendet e humbura. Kuleta i përkiste një gruaje me kombësi turke dhe me këtë veprim e njëjta i ka falënderuar qytetarin dhe Policinë e Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.