Vdes një person që po lahej në Durrës
Një 79 vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në det në Durrës.
Sipas policisë, dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak kur është futur për t’u larë në det.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen nr. 13 në vendin e quajtur “Rrota Kuqe”.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.