27-07-2024

Vdes një shofer, ndërsa pasagjerja shpëton në rrugën Prizren – Reçan, deklarohet Policia ( foto )

Një vetë aksident me vdekje ka ndodhur sot në rrugën Prizren –Reçan, shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit duke rënë nga 10 metra lartësi, për pasojë ai ka vdekur, ndërsa gruaja e tij ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore.
Sipas policisë, viktima është rreth 70-vjeç nga komuna e Prizrenit, ndërsa gruaja 67-vjeçare.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, dha detaje:”Sot rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku, aksidenti ka ndodhë në rrugën Prizren-Reçan. Ngasësi ka humbur kontrollin në automjet, ka goditur anësoren dhe ka rënë në bregun e lumit nga lartësia diku 10 metra.
Viktima është i moshës 70-vjeçare nga komuna e Prizrenit. Në veturë ka qenë edhe bashkëshortja e tij 67-vjeçe e cila e ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

 

Mund të jetë një imazh i automjet kros dhe teksti që thotë "BESA"
Pamje nga tv Besa

Asnjë koment

Comments are closed.