Vdes një shqiptar në Gjermani, dyshohet se u vra
Një shqiptar ka vdekur në Gjermani.
Dyshohet se ai fillimisht ishte plagosur rëndë gjatë një zënke e cila kishte ndodhur në qytetin e Leipzigut, konkretisht në Eisenbahnstrasse.
Raportohet se 39-vjeçari vdiq në spital si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka deklaruar se rasti po hetohet rreth një vrasje të mundshme.
Mediat gjermane shkruajnë se dëshmitarët e kishin parë të plagosurin rëndë të shtrirë një natë më parë dhe e kanë alarmuar policinë, transmeton Klankosova.
Me këtë rast sipas organeve të rendit kishte pasur një përleshje dhe po kryhen hetimet e nevojshme për të parë nëse aty ishin përdorur edhe armët.
Sipas policisë deri më tani nuk ka ndonjë person të arrestuar lidhur me rastin, transmeton Klankosova.
Mbetet ende e paqartë se cila ishte arsyeja që çoi drejt përleshjes.