23-11-2024

Vdes një zyrtare e LDK-së në Prizren

Ka vdekur në moshën 65 vjeçare, aktivistja e LDK-së në Prizren, Xhyle Krasniqi. Siç bëhet e ditur, e ndjera Xhyle Krasniqi, ka humbur betejën nga një sëmundje e rëndë me të cilën po përballej një kohë të gjatë.

LDK dega në Prizren ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të aktivistes së tyre të kamotshme, doktoreshës Xhyle Krasniqi.

”Xhyla, ishte aktiviste e devotshme dhe e përkushtuar që nga ditët e para të themelimit të Lidhjes Demokratike në Prizren. Do të mbahet mend si një grua e jashtëzakonshme me vlera të larta njerëzore, e dashur dhe punëtore, familjare e përkushtuar, mike dhe kolege e sinqert dhe veprimtare e brumosur me dashuri për atdheun. LDK e Prizrenit ju shprehë ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, kolegëve mjekë të së ndjerës, farefisit të saj dhe gjithë Prizrenit. Bashkëndjejmë me ju!”, ka thënë Anton Quni.

Asnjë koment

Comments are closed.