Vdes njeriu më i shkurtër në botë
Njeriu më i shkurtër në botë siç verifikohet nga Guinness World Records (GWR), ka vdekur në një spital në Nepal në moshën 27 vjeçare.
Khagendra Thapa Magar, nga rrethi Baglung i Nepalit, ishte i gjatë vetëm 67 cm.
Vëllai i tij i tha agjensisë së lajmeve AFP se ai vdiq të premten pas një beteje me pneumoni.
Magar u njoh si njeriu më i vogël në botë në ditëlindjen e 18-të në vitin 2010, në një ceremoni ku morën pjesë personalitete vendase dhe ndërkombëtare.
“Unë nuk e konsideroj veten si një njeri të vogël. Unë jam një njeri i madh. Shpresoj se të kesh këtë titull më mundëson ta provoj atë dhe të marr një shtëpi të përshtatshme për mua dhe familjen time”, tha ai në atë kohë.
![](https://i0.wp.com/www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2020/01/khagendra-thapa-magar.jpg?ssl=1)
Guinness World Records ka dy kategori për njerëzit me shtat të shkurtër, ata që mund të ecin dhe ata që nuk mundën, transmeton rtv21.tv.
Filipinasja, Junrey Balawing e cila nuk është në gjendje të ecë ose të qëndrojë pa u mbështetur, është njeriu më i shkurtër në botë me 59.93 cm