Vdes personi që ra nga kulmi i shtëpisë në “Kurillë” të Prizrenit
Ka ndërruar jetë personi që u lëndua dy javë më parë, pas rrëzimit nga kulmi i shtëpisë ku ishte duke punuar në lagjen Kurilla të Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Policia ka njoftuar se dje është raportuar se gjatë trajtimit mjekësor, ai ka ndërruar jetë në QKUK
I ndjeri kishte pësuar lëndime të rënda pasi kishte rënë nga shtëpia, me datën 02.03.2019, rreth orës 13:50.
Me urdhër të prokurorit, turpi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./GazetaePrizrenit.net/