Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës dhe ish-veterani i UÇK-së
Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur Elmi Morina nga Gllareva e Klinës.
Morina ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe ish-veteran i UÇK-së, sipas familjarëve të tij ai po vuante nga një sëmundje e rëndë.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër ne ora 15.00 me datë 09.01.2020 në varrezat e dëshmorëve në Grabanicë të Klinës.