10-05-2024

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për prizrenasen Ikballe Huduti

Në shtëpinë e Igballe Hudutit Policia e Kosovës kreu një bastisje, u konfiskuan pajisje elektronike.

Duket shumë aktive në rrjetin social Facebook.

Ikballe Huduti një ditë më parë shkroi sërish një status, që lidhet me lirinë e mendimit.

Por, më e ashpër ishte ditë më parë kur shkroi një status në lidhje me vrasjen e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.

Madje në fund përmendi edhe hakmarrjen.

E këto fjalë ishin arsye që njësia anti terror e Policisë së Kosovës, ta bastisë shtëpinë e saj.

Këtë gjë e bënë një ditë më parë, me urdhër të Gjykatës.

Ndërsa, këtë të mërkurë kanë treguar edhe detaje se çfarë u gjet në lokacionin e bastisur.

E prej së martës, Huduti po qëndron në ndalim policor prej 48 orësh.

Kjo masë i është vënë nga prokurori i rastit.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale gjatë së mërkurës ka parashtruar kërkesë për caktim të paraburgimit  në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar për televizionin shtatë se seanca dëgjimore për këtë rast do të mbahet të enjten në orën 9:00

Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale nxitje në akte terroriste.

Asnjë koment

Comments are closed.